Skenderaj, “Mendoj për ty” aksion solidarizimi për femrat e dhunuara gjatë luftës

Qytetar të Skenderajt Deputete, Asambleiste e shumë emra të njohur nga ky qytet janë bashkuar nën moton e instalacionit artistik ‘Mendoj për ty’, për një qëllim fisnik, në shenjë solidarizimi me  viktimat e dhunës seksuale në Kosovë.

Këta qytetarë të kësaj komune kanë dhuruar fustane të shumtë, ku i kanë  varur në ‘Varsen’ e dhurimeve, për të shprehur përkrahje dhe mbështetje, për të gjitha ato femra, që përjetuan  dhunën seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Organizatorja e kësaj ngjarje, artistja  Alketa Xhafa ka thënë se mbështetjen për këtë klasë të shoqërisë  kosovare, e sheh si një obligim moral, dhe se qëllimi kryesor është  për tu  treguar atyre se shoqëria mendon për to.

Aksioni për dhurimin e fustaneve, ka gjetur mbështetje nga  një numër i madh njerëzish, përfshirë këtu edhe presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, e cila ka qenë e para që ka dhuruar fustanin e saj.

Pikat grumbulluese për dhurimin e këtyre rrobave, janë caktuar në pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës.

Xhafa ka zgjedhur ‘konakun e burrave’ ,për të ekspozuar të gjitha rrobat që do të dhurohen, kjo me qëllim që të shprehet përkrahja edhe e gjinisë mashkullore të, cilët gjithashtu ishin dhurues fustanesh në këtë ngjarje.

 Deputetja Ganimet Musliu, ka treguar se me fustanin që ka dhuruar, ka dhënë edhe një mesazh, ngase ishte ai që Musliu kishte veshur në ditën e parë të fillimit të karrierës politike.

 Shpresa Veliqi, nga grupi i grave asambliste të këtij qyteti, ka treguar  Skenderaj, si  një prej vendeve më të prekura nga lufta, ka shprehur solidarizimin e plotë me viktimat e dhunës seksuale.

 Instalacioni ‘Mendoj për ty’ është organizuar me ndihmën e Këshillit Kombëtarë për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjate Luftës, i themeluar nga Presidentja Atifete Jahjaga, si dhe nga producentja  Anna Di Lellio.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT