Në shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj sot në ora 14:00 është mbajtur një mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së drejtorit të Qendrës për Asistencë Sociale në Skenderaj z. Zenel Hoxha. Para të pranishmëve dhe familjarëve foli z. Fadil Nura në emër të komunës së Skenderajt, ku veprën e Zenel Hoxhës e çmoj lartë si një njeri me karakter të fortë i dashur për të tjerët dhe një luftëtar i dalluar në radhët e UÇK-së. Z. Nura tha” Shprehim ngushëllimet më të sinqerta në emër të Komunës së Skenderajt dhe në emër të kryetarit z. Sami Lushtaku, ndarja me Zenelin është shumë e dhimbshme, po edhe në këto momente të pikëllimit t thellë secili prej nesh do ta kujtojmë me krenari Zenelin si veprimtar në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe si udhëheqës institucional”. Ndërsa në emër të fshatit Llaushë vëndlindjes së Zenel Hoxhës, foli kryetari i këtij fshati z. Faik Geci. Z. Geci, Zenel Hoxhën e cilësoj si njeri të urtë, të dashur dhe i nderuar e i afërt me të tjerët. Më pas foli edhe Hysni Gucati në emër të Shoqatave të Dalura nga Lufta, ku veprën e Zenel Hoxhës e çmoj shumë lartë. Z. Gucati tha se “Zenel Hoxha ishte komandant skuadre 112 “Arben Haliti” në Zonën Operative të Drenicës, dhe vdekja e Zenelit është një humbje e madhe për familjarët dhe për të gjithë bashkëluftetarët dhe bashkëqytetarët e Skenderajt.
Ndërsa në emër të familjes Hoxha foli i vëllai i Zenel Hoxhës z. Muhamet Hoxha, ku i faleminderoj të pranishmit për pjesmarrje dhe për respektin e treguaj ndaj tij.
Zenel Hoxha së fundi ishte drejtor në Qendrën për Asistencë Sociale në Skenderaj, ndërsa gjatë luftës ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e pas luftës ishte edhe pjestar i Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Varrimi i të ndjerit u bë në ora 14:00 në fshatin Llaushë./drenicapress/