Skenderaj, mbahen zgjedhjet e RDK-së në Klinë, Kuçicë e Ternac, këta përsona u zgjodhën kryetar (FOTO)

Gjatë ditës së sotme të rinjtë e fshatrave Klinë e Poshtme, Klinë e Mesme, Klinë e Epërme, Kuçicë dhe Tërnac, kanë marrë pjesë në kuvendet e nëndegëve të RDK-së në fshatrat e tyre, transmeton Drenica Press.

Sipas degës së PDK-së, Dega në Skenderaj thuhet se të rinjtë e Skenderajt me një entuziazëm të madh po i bashkohen Partisë Demokratike të Kosovës.

PDK në Skenderaj thotë se gjatë ditës së sotme në zgjdhjet e Rinisë Demokratike në Skenderaj në fshatin Klinë e Poshtme, kryetar i nëndegës së RDK-së është zgjedhur Besnik Salihu, në Klinë të Mesme kryetar është zgjedhur Valon Salihu, në Klinë të Epërme kryetar është zgjedhur Ylli Tahiri, në Kuçicë kryetar është zgjedhur Elez Beka, ndërsa në Tërnac kryetare është zgjedhur Valentina Hylenaj.

Kuvendet e këtyre nëndegëve janë monitoruar nga Komisioni Qendror Zgjedhor i PDK-së dhe Komisioni Zgjedhor i degës së PDK-së në Skenderaj.

Nesër më 29 prill do të mbahen kuvendet zgjedhore sipas këtij orari:
Lagjja 2, ora 15:00
Prekaz i Epërm, ora 16:00
Prekaz i Poshtëm, ora 17:00
Lagjja 3, ora 18:00
#DekadaeRe
#PDK
#RDK

Fotografia e PDK - Dega Skenderaj

Fotografia e PDK - Dega Skenderaj

- Advertisement -

MË TË FUNDIT