Skenderaj, lëshohet me qera bodrumi i Shtëpisë së Kulturës “Hasan Prishtina”

    Në mbledhjen e mbajtur sot Kuvendi Komunal i Skenderajt ka marrë vendim që bodrumi i Shtëpisë së Kulturës “Hasan Prishtina” të lëshohet me qera. Këtë propozim me votë e përkrahu edhe opozita. Nënkryetari Nura tha se këtë vendim e kemi marrë për arsye se deri më tani kjo hapësirë ka harxhuar energji elektrike, ngrohje dhe ujë e ku nuk është paguar asgjë për këto shpenzime. Këtë hapësirë e kanë shfrytëzuar disa OJQ dhe persona tjerë. Hapësira e lëshuar me qera kap sipërfaqën prej 437 metrash katror. Kjo hapësirë lëshohet me qera për 5 vite me mundësi vazhdimi. Edhe Hajnishahe Halimi asambleiste në Kuvendin Komunal të Skenderajt tha se do ta përkrah këtë vendim që është marrë. Poashtu edhe Cenë Behrami nga LDK ka përkrahur këtë vendim të marrë nga Komuna e Skenderajt. .

    Nënkryetari i komunës së Skenderajt z. Fadil Nura tha: Në lidhje me qeranë e bodrumit të  Shtëpisë së Kulturës “Hasan Prishtina” ne do të veprojmë në bazë të rregullave ligjore dhe do të vemë një çmim bazë, ku ofertuesi me çmimin më të lartë që ofron do t’ja japim bodrumin në shfrytëzim. Ndërkaq lidhur me parkingun mbrapa Shtëpisë së Kulturës z. Nura tha se në asnjë mënyrë parkingu nuk do të jepet me qera. Në fund ky propozim u votua me 26 vota pro, me asnjë votë kundër dh asnjë abstenim./drenicapress/