Skenderaj, Kuvendi i të Rinjëve hap konkurs për deputet të rinjë

Sot është hapur konkursi për pranimin e deputetëve te rinjë në Kuvendin e të Rinjëve në Komunën e Skenderajt. Besarta Meha nga Kuvendi i të Rinjëve në Skenderaj bën të ditur për portalin Drenica Press se në këtë konkurs do të përzgjidhen ata persona qe i plotësojne më se miri kriteret. Duke u bazuar në rregulloren e Kuvendit të Rinjve të Republikës së Kosovës KRK shpallim konkurs për pranimin e deputetëve të rinjë në Komuna. Ju njoftojmë se nga data 11.07.2015 deri me datë 21.07.2015 është i hapur konkursi për pranimin e Deputetëve të rinjë për Kuvendin e të Rinjëve të Skenderajt, Si mund te aplikoni? Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe një Letër Motivuese (ku përshkruhet arsyeja pse dëshironi të jeni pjes e kuvendit) në ketë E-mail [email protected] Të Rinjtë që aplikojnë duhet të përmbushin këto kritere si: 1.Të jenë të moshës 14 deri 24vjeq, 2. Të mos jenë pjesë e strukturave të ndonjë partie politike, 3.Të kenë rezultate të kënaqshme në mësime apo studime, 4.Të jenë banor të Komunës së Skenderajt. Aplikimet pas datës 21 Korrik nuk mirrën parasysh nga komisioni! Kandidatët e suksesshëm do të ftohen në Intervistë, dhe 31 kandidatët më të suksesshëm marrin statusin e Deputetit në KR-Skenderaj! Inkurajojmë të gjithë të rinjtë të aplikojnë për të qenë pjesë e Kuvendit të Rinjëve në Skenderajt i cila pas formimit do të jetë organi më i lartë që do të përfaqësoj interesat e të rinjëve të Komunës së Skenderajt pa dallime , etnike, fetare, gjinore.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT