Skenderaj, kryetari Lushtaku mbledh Bordin e drejtorëve për të analizuar dëmet nga vërshimet

Sikur në gjithë territorin e Kosovës edhe Komuna e Skenderajt sot është goditur nga vërshimet si pasoj e shiut të rënë gjatë ditës së sotme. Pas këtyre vërshimeve që pësoi komuna e Skenderajt, kryetari i kësaj komune z. Sami Lushtaku në orët e vona sot ka mbledhur Bordin e drejtorëve për të analizuar situatën e tanishme që gjendet komuna e Skenderajt nga vërshimet e pësuara. Pas mbledhjes së mbajtur nga kryetari z. Lushtaku dhe Bordi i drejtorëve të kësaj komune. Zëdhënësi i kësaj komune z. Hajriz Koci ka lëshuar një komunikatë për media: ku thuhet “Pas reshjeve te shumta te ditës së sotme ne disa fshatra te Komunës së Skenderajt ka pasur vërshime si pasoje e fryrjes se përrockave dhe lumenjve. Vendbanimet me te prekura kane qenë: Lagjja VI-te dhe Lagjja III e Skenderajt si dhe fshatrat; Kopiliq i Poshtëm, Kllodernicë, Qubrel dhe Llaushë.
Kryetari I Komunes Sami Lushtaku ne oret e mbremjes ka mbledhur Bordin e drejtoreve dhe ka analizuar situatën e krijuar, duke urdhëruar intervenimet me makineri ne zonat me te prekura. Ai po ashtu ka vizituar banoret e këtyre vendbanimeve dhe është njohur nga afër me situatën e krijuar.
Si pasoje e vërshimeve uji ka hyre ne disa shtëpi ne Lagjen III dhe në Lagjen VI-te. Po ashtu jane evidentuar edhe deme ne infrastrukturen rrugore dhe ne toka bujqësore. Ne orët e vona te mbrëmjes situata është përmirësuar pas intervenimeve te nevojshme dhe pas ndërprerjes se reshjeve.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT