Skenderaj, KFOR-i do të ndërtoj urën e re për banorët e fshatit Tushilë (FOTO)

Ura që gjendet në fshatin Tushilë afër shkollës së këtij fshati aktualisht është në gjëndje të keqe teknike. Kjo urë për këmbësorët e fshatit Tushilë, nëpër të cilën kalojnë edhe nxënësit e shkollës së fshatit, deri më tani ka qenë në gjendje jo të mirë dhe shpesh ka rrezikuar jetën e fëmijëve dhe banorëve të fshatit. Por këtij problemi për banorët e  këtij fshatit  dhe nxënësve të shkollës fillore “Bashkim Sadiku” të Tushillës po i vie fundi. Pasi KFOR-i do të ndihmon në ndërtimin e urës të fshatit Tushilë.

Zëdhënësi i Komunës së Skenderajt Hajriz Koci për Drenica Press bënë të ditur se “ky projekt do të realizohet falë bashkëpunimit në mes të KFOR-it, Komunës së Skenderajt dhe banorëve të fshatit. Projekti financohet nga misioni i KFOR-it në qendër, në Prishtinë. Projekti i urës është realizuar nga CMIC në bashkëpunim me JDRC. Punët në ndërtimin e urës do t’i kryejnë vullnetarisht banorët e fshatit, ndërsa mbikqyrjen do ta bëjë organi kompetent nga Komuna e Skenderajt.”

Me rastin e pëgatitjes së fillimit të punimeve, Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, i shoqëruar nga përfaqësuesit e KFOR-it ka vizituar fshatin Tushilë, ku për së afërmi është njoftuar me përgatitjet që po bëhen për fillimin e punimeve. Ai ka falenderuar përzemërsisht përfaqësuesit e KFOR-it për ndihmën e dhënë në ndërtimin e urës si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm me këtë mision.

Me ndërtimin e kësaj ure nxënësit e shkollës fillore “Bashkim Sadiku” të Tushillës do ta kenë më të lehtë vajtje-ardhjen në shkollën e tyre./drenicapress/ 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT