Skenderaj, KF Drenica pëson humbje si vendas nga Drita me rezultat që nuk e prisnit

Klubi futbollistik Drenica nga Skenderaj nuk po kalon aspak një formë të mirë. Në ndeshjen si vendas KF Drenica ka pësuar një humbje të thellë nga KF Drita me rezultat 0:4, transmeton Drenica Press.

Që në minutën e parë KF Drenica pësoi një gol të shpejtë ishte lojtari i KF Dritës, Almedin Murati që kaloi në epërsi Dritën pas vetëm 24 sekondash lojë. Ndërkaq Taulant Haliti shënoi golin e  dytë në minutën e 19 për Dritën, duke rënduar gjendjen e Drenicës edhe më shumë.  Por një shancë për ta kthyer KF Drenicën në lojë e kishte Sami Geci që nuk arriti të konkretizoj me golë penaltinë në minutën e 28. Pjesa e parë përfundoj 0: 2 në të mirë të Dritës.

As pjesa e dytë nuk ishte aspak më e mirë për ekipin drenicas.  Përsëri në këtë pjesë Drenica pëson dy gola në minutën e 54 nga lojtari i KF Dritës Xhevdet Shabani dhe golin e fundit për këtë sfidë e shënoj Alban Shillova. Kjo humbje e Drenicës si vendas me rezultat 0:4 në favor të Dritës ka dëshpëruar tej mase tifozët e KF Drenicës./drenicapress/

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT