Skenderaj, këto janë drejtimet dhe numri i nxënësve që do të pranohet në shkollën “Anton Çetta”

Shkolla e mesmet teknike “Anton Çeta për këtë vit ofron këto drejtime për nxënësit e klasëve të X (10).

Kjo shkollë për këtë vit akademik ofron pesë drejtime, dhe këto pesë drejtime ofrojnë 13 profile. Nga 13 profilet do të formohen 14 klasë, ku secila klasë do të ketë nga 28 nxënës. Dhe numri total i nxënësve që do të pranohen për këtë vit akademik në shkollën e mesme teknike “Anton Çetta” në Skenderaj do të jetë 392. Nërkaq në paralelen e ndarë të kësaj shkolle në Runik do të formohen gjithsejtë 4 klasë dhe numri i nxënësve që do të pranohen në Runik janë 112.

Portali Drenica Press më poshtë sjellë në detaje drejtimet dhe profilet e ofruara nga shkolla e mesme teknike “Anton Çetta” në Skenderaj.

Në drejtimin Ekonomi janë këto profile: Kontabilitet, Banka dhe Financa, Dogana dhe Shpedicion. Në të gjitha këto profile do të ketë nga një klasë pra, tri klasë do të jenë të drejtimit ekonomi.

Në drejtimin Elektronikë do të ketë dy profile: Informatikë, Teknik i komunikacionit, në këto dy profile do të ketë tri klasë, ku profili Teknik i komunikacionit do të ketë dy klasë dhe profili Informatikë do të ketë një klasë.

Drejtimi Makineri ofron tri profile: Komunikacion Rrugor, Operator i Prodhimit, Automekanik, pra ky drejtim do të ketë tri klasë, ku secili profil do ta ketë nga një klasë.

Në drejtimin Kimi Teknologji do të ketë katër profile: Teknologji Kimike, Teknologji Ushqimore, Teknik laborant i shkencave të natyrës- Kimi, eknik laborant i shkencave të natyrës- Biologji në këto katër profike do të ketë katër klasë, ku për secilin profil do të ketë nga një klasë.

Në drejtimin Bujqësi është vetëm profili Agrobiznes, ku ky profil ofron vetëm një klasë.

Ndërkaq në paralelën e ndarë të shkollës së mesme “Anton Çetta” në Runik ofrohen këto drejtime:

Drejtimi Makineri ofron profilin Automekanik, ku ky profil do të ketë vetëm një klasë.

Në drejtimin Elektronikë është vetëm profili Informatikë, ku në këtë profil do të ketë vetëm një klasë.

Drejtimi Ekonomi do të ofroj profilin Kontabilitet, ku ky profil do të ketë vetëm një klasë.

Drejtimi Kimi – Teknologji do të ketë profilin Teknologji Kimike, ku ky profil do të ketë vetëm një klasë./drenicapress/

Më poshtë e keni në foto drejtimet dhe profilet që ofron kjo shkollë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT