Skenderaj, këtë vit fillon asfaltimi i rrugës së lagjës Fazliu nga fshati Vitak, kjo është gjendja e tanishme (FOTO)

Një lajm i mirë për banorët e lagjes Fazliu të fshatit Vitak vjen pasi komuna e Skenderajt këtë vit do të rregulloj rrugën e kësaj lagje. Banorët e kësaj lagje aktualisht po përballet me probleme të mëdha sa i përket infrastrukturës rrugore. Alban Fazliu banor i kësaj lagje për portalin Drenica Press bën të ditur se gjendje e vështirë paraqitet sidomos në stinën e dimrit kur niveli i ujit rritet dhe fëmijët e kësaj lagje janë në rrezik të rrëshqasin në lumë. Ai thotë se gjatë të reshurave dhe gjatë stinës së dimrit kjo rrugë bëhet e pakalueshme. Por një lajm të mirë për banorët e kësaj lagje ka dretori i urbanizimit në Skenderaj.

I kontaktuar nga portali Drenica Press lidhur me këtë problematikë, Drejtori për Urbanizëm në Komunën e Skenderajt z. Hasan Shala u shpreh: “Rregullimi i rrugës së lagjes Fazliu në fshatin Vitak do të filloj këtë vit.  Në këtë do të hapet traseja e rrugës, ku do  të bëhet rruga e kalushme ,ndërsa për vitin tjetër planifikimet që të bëhet asfaltimi i këtij segmenti të rrugës./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT