Skenderaj, këta janë nxënësit më të mirë që u shpërblyen me Lap-top (FOTO)

Duke u bazuar në suksesin e arritur në garat shtetërore janë përzgjedhur nxënësit më të mirë të Komunës së Skenderajt. Këta nxënës janë shpërblyer me nga një Lap-top në shenjë motivimi për sukseset e arritura dhe u shpërblyen gjithashtu me nga një mirënjohje. Drejtoria e Arsimit në Skenderaj, kishte përgatitur një rast solem për t’i ndëruar nxënësit më të suksesshem të kësaj komune. Drejtori i DKA-së në Skenderaj z. Jashar Lushtaku me këtë rast tha: se ky vit ishte ndër vitet me të suksesshme të arsimit në komunën e Skenderajt, sa i përket sukseseve të arritura në garat shtetërore, ku Skenderaj si një komunë e vogël ka arritur t’i kaloj shumë komuna tjera të mëdha sa i përket suksesit në gara shtetërore. Më poshtë do të ju paraqesim listën e nxënësve me të mirë të Komunës së Skenderajt për këtë vit./drenicapress/

Dy nxënësit më të mirë të Komunës së Skenderajt u shpallën:

1. Taulan Shala – nxënës i klasës së IX në shkollën fillore “Ahmet Delija” Skenderaj

2 Donjeta Vojvoda – nxënëse e klasës së IX në shkollën fillore “Ahmet Delija” Skenderaj.

Këta dy nxënës shënuan sukseset më të mira si në nivelin komunal ashtu edhe në garat shtetërore.

Poashtu edhe dy nxënës tjerë u shpërblyen me nga një Lap-top në shenjë nderimi për sukseset e arritura në garat e matematikës dhe të fizikës.

1. Florent Zymberi – nxënës i shkollës së mesem Gjimnazi “Hamëz Jashari”në Skenderaj. ( ky nxënës zuri vendin e dytë në Olimpiadën e matematikës)

2 Fation Beqa – nxënës i shkollës së mesme Gjimnazi “Hamëz Jashari” Skenderaj. (ky nëxënës është dalluar për talentin e tij të madh në lëndën e fizikës)

Më poshtë i keni fotot e katër nxënësve më të mirë të Komunës së Skenderajt.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT