Spas Policisë së Kosovës sot një person nga Skenderaj ka raportuar në staciononi e policor të komunës së Skenderajt, se ky person ka pranuar një letër anonime përmes së cilës kanoset që më datë të caktuar , t’ia dorëzoj personit të caktuar sipas udhëzimeve në letër 10.000 euro.
Ai ka treguar se nëse nuk e bënë një gjë të tillë do të ketë pasoja për veten dhe familjen e tij.
Në raportin e PK-së thuhet se lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse policore. Rasti nën hetime dhe nuk ipen detaje me të shumta lidhur me këtë rast. Marrë nga /KP/ /Zëri/
- Advertisement -