Skenderaj, jep dorëheqje kryesia e KF Drenicës

Në njoftim për media bëhet e ditur se kryesia e deritanishme e KF Drenicës ka dhënë dorëheqje. Njoftojmë mediat dhe opinonin publik se sot Kryesia e deritashme e KF Drenica ka dhënë dorëheqje. Në mbledhjen e mbajtur sot , Kryesia e KF Drenica e cila ka udhëhequr deri më tani KF Drenicën ka dhëne dorëheqje, duke falenderuar të gjithë stafin e klubit dhe lojtarët për angazhimin e deritashëm në sukseset që ka treguar KF Drenica në garat në Superligën e Kosovës në futboll. “Gjatë kësaj periudhe nuk ka munguar angazhimi I anëtarëvë të Kryesisë për të avancuar pozitën e klubit edhe pse me sfida të shumta. I falenderojmë institucionet publike komunale dhe poashtu të gjithë afaristëte Skenderajt që në këtë peridhë kanë ndihmuar financiarish Klubin, transmeton Drenica Press.

Me gjithe mundesite e kufizuara barrën kryesore në financimin e klubit në këtë peridhë e ka pasur Komuna e Skenderajt me ndihmen edhe te donatorëve lokal”, thuhet në një dekleratë të Kryesisë së deritanishme të KF Drenica./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT