Skenderaj, javën e ardhshme nisë asfaltimi i rrugëve për fshatrat Abri dhe Murgë

Javën e ardhshme pritet të nisë asfaltimi për lagjet e fshatrave Abri dhe Murgë. Këtë e  ka bërë të ditur për portalin Drenica Press, drejtori i Urbanzmit në komunën e Skenderajt z. Hasan Shala.

Drejtori Hasan Shala për Drenica Press tha se: Punimet në projektin e asfaltimin të  rrugës Abri dhe Murgë  pritet të nisë më së largu në fillim të javës që vjen.

Projekti i rrugës së fshatrave Abri dhe Murgë është një projekt i cili përfshinë segmentet rrugore në lagjet e këtyre dy fshatrave.

Në fshatin Abri do të asfaltohen këto lagje: lagjja Smakiqi ,lagjja Kuliqi dhe Lagja Gashi.

Ndërsa në fshatin Murgë do të asfaltohet lagjja Gagjiqi si dhe një segment tjetër rruge.

Ndërkaq lidhur me koston e këtij projekti z. Hasan Shala për Drenica Press bëri të ditur se “Vlera e kontrates është 346.400 euro dhe është projekt afatgjatë i cili pritet te vazhdoj këtë vit dhe vitin e ardhshëm dhe gjatësia  e këtyre segmenteve rrugore që do të asfaltohet është afro 6 km”, përfundoj z. Shala.

Rrugët e lagjeve të fshatrave Abri dhe Murgë deri më tani kanë qenë në gjendje jo të mirë dhe më shumë gropa, ku qarkullimi ka qenë i vështirë e sidomos gjatë stinës së dimrit./drenicapress/ 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT