Skenderaj, ja çfarë do të bëhet me nxënësit që nuk u pranuan në Gjimnazin “Hamëz Jashari”

    Janë parëfërsisht 100 nxënës që nuk kanë arritur të regjistrohen në Gjimnazin “Hamëz Jashari” në Skenderaj. Këta nxënës në konkursin e parë nuk arritën të pranohen në dy drejtimet që ofron ky gjimnaz.

    Lidhur me fatin e këtyre nxënësve drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Skenderaj Jashar Lushtaku, para asambleistëve të Kuvendit Komunal të Skenderajt bëri të ditur se këta nxënës kanë mundësi të regjistrohen në shkollen e mesmte teknike “Anton Çetta” dhe në shkollën profesionale “Qendra e Kompetencës” në Skenderaj. Lushtaku tutje shtoi se në këto dy shkolla kanë mbetur disa drejtime të cilat kanë mungesë të nxënësve dhe kështu që këta mund të regjistrohen në këto dy shkolla./drenicapress/