Skenderaj, ja çfarë do të bëhet me hapësirën afër stacionit të autobusëve (FOTO)

Ka filluar të mbushet me dhe hapërsira afër stacionit të autobusëve dhe afër lumit. Kjo hapësirë sipas zëdhënësit të komunës së Skenderajt z. Hajriz Koci tha se  po rregullohet përkohësisht, për arsye se ka një kohë që po hidhen mbeturina në këtë pjesë. Në një pronocim për portalin Drenica Press z. Koci tha: “Kjo hapësirë është pronë publike komunale. Në këtë vend për momentin nuk është duke u ndërtuar asgjë. Në të ardhmen në bazë të Planit Urbanistik kjo hapësirë është e planifikuar për ndërtime të larta.

Ndërkaq lidhur me interesimin e Drenica Press se çfarë po rregullohet tani në këtë pjesë, z. Koci shtoi: “Kohë më parë kjo pjesë ishte bërë cak i hedhjes së mbeturinave dhe kishte pamje të vrazhdë , për këtë arsye Komuna ka marrë aksion për pastrimin e saj prej mbeturinave, dhe per momentin po mbushet me dhe i cili do te rrafshohet dhe do të gjelblrohet. Mbetet që në të ardhmen kjo pjesë e qytetit të shfrytezohet sipas destinimit të parapare duke respektuar te gjitha procedurat ligjore. Pra ne kete vend nuk është duke u ndërtuar asgjë, aty po intervenohet në mirëmbajtjen e saj asgjë më shumë, përfundoj zëdhënësi Koci për Drenica Press.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT