Sot Inspektoriati i Ministrsisë së Shendetësisë ka mbyllur 11 barnatore dhe ordinanca private që zhvillonin veprimtari në Skeneraj.
Të gjitha këto barnatore punonin me punëtor të pakualifikuar dhe pa licenca pune. Ndërkaq gjithashtu u mbyllën edhe disa ordinanca private pasi për këto inspektoriati kishte dyshime ne to se të njejtat nuk kishin licencë punë që të punonin si ordinanca private. Kujtojmë se ka katër ditë kur mësuaesi Hysen Duraku nga fshati Abri Poshtme ka ndërruar jetë pikërisht pasi ka marrë injeksionin nga infermierja në fshatin Likoc. Ndërkaq që merret vesh nga portali ynë se i ndjeri kishte blerë injeksionin në Skenderaj. /drenicapress/
- Advertisement -