Skenderaj, inspektoriati dhe policia ua ndërron vendqendrimin taksive me kombibusë (FOTO)

    Policia së bashku me Inspektoriatin Komunal ua ka ndërruar vend qëndrimin kombibusëve. Të gjithë taksitë me kombibusë tani janë vendosur afër çerdhës së qytetit të Skenderajt. Lidhur me këtë vendim të inspektoriatit komunal për ndërrimin e vendqendrimit të taksive nga vendi ku ishin me parë tek stadiumi “Bajram Aliu” e tani duke u vendosur tek çerdhja e qytetit, taksistët e Skenderajt për Portalin Drenica Press u shprehen të kënaqur me pozitën e cila ju është dhënë, mirëpo ata kërkuan që komuna të ndërhyj në rregullimin e vendit pasi sipas tyre ky vend është i parregulluar. H. F një taksist që mbante linjën Skenderdaj- Drenas për Drenica Press tha ” vendi është shumë i mirë po them si pozicion, por kushtet që ofron ky vend janë shumë të këqija  pasi nuk ka asgjë të rregulluar, këtu jemi si në një gropë dhe prejse kemi ndërruar vendin qarkullim po kemi shumë pak, pasi ka ra numri i udhëtarëve apo ndoshta nuk po e dinë se ku gjindemi”/drenicapress/