Skenderaj qytetarë mos pranoni kontrolla në ordinaca private pa ju treguar licencën e punës

Inspektoriati i Ministrsë së Shëndetësisë pasi ka gjetur shumë parregullsi në lidhje me shumë barnatore dhe ordinanca private që ushtronin veprimtari pa kurfarë licence pune në Komunën e Skenderajt, ka këshilluar qytetarët që para se të kontrollohen në ordinanca private apo para se të blejnë ndonjë ilaç  nëpër barantore ata të kërkojnë licencën e punës.

Për portalin tonë Drenica Press doktori B. Mëziu tha se “na janë shpërndarë fletushka që t’i marrin qytatarët dhe të vetëdijësohen për rëndësinë që ka licenca e punës, sepse qtetarët duhet të ndjehen të sigurtë për shërbimet që i marrin se vërtat ata persona që na shërbejnë për problemet shendetësore janë profesionist” Ndërkaq mbetët që në ditët në vazhdim të shihet  se a do të kontrollohen edhe shumë barnatore që ushtrojnë veprimtari nëpër fshatra të kësaj komune. Ndërkaq për çdo ankesë ju mund të kontaktoni numrin e telefonit 0800-17777 në Inspektoriatin Shëndetësor të Kosovës të Ministrisë së Shëndetësisë./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT