Skenderaj, i ftohti ndërpren programet festive nëpër disa shkolla

Për ditën e sotme ishin paraparë një sërë aktivitetesh nëpët shkollat e mesme dhe fillore të Komunës së Skenderajt. Këto aktivitete  bëheshin me rastin e shënimit të ditës së mësuesit, njëkohësisht kjo festë kishte edhe një karakter shtesë atë të sakrificës sublime të familjes Jashari dhe rënien e Komandantit Legjendar Adem Jashari. Mirëpo i ftohti që ka përfshirë Skenderajn me fshatrat e saj e sidomos dëbora e madhe që ka rënë e ka bërë të pamundur që të zhvillohen programet e parapara festive nëpër disa shkolla të Komunës së Skenderajt, ku disa shkolla  nuk kanë kanë mundur të realizojnë  programin e paraparë. Sipas zyrtarëve të depertamentit të arsimit të Komunës së Skenderajt “programet festive janë shënuar në shkollat “Shaban Jashari”, “Ahmet Delia”  pastaj në shkollat fillore në Runik, Turiqevc, Ticë, Makermal e disa shkolla tjera. Mirëpo në disa shkolla si në Likoc, Abri e disa të tjera ishte e pamundur që të zhvillohet aktiviteti festiv për shkak të kushteve atmosferike që po mbreterojnë tani”./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT