Skenderaj, i bie qëllimisht me makinë, makinës tjetër pasi u fjalosen

Në Skenderaj ka ndodhur një aksident i qëllimshëm me makina. Kjo ka ndodhur pasi dy përsona janë fjalosur në trafik njëri me tjetrin dhe si pasoj e grindjes njëri prej tyre e ka goditur makinën e tjetrit me makinë të vet.

Sipas Policisë së Kosovës, ku njoftojnë për portalin Drenica Press se në rrugën  “Mbretëresha Teutë” në Skenderaj, është arrestuar  një person mashkull pasi i njëjti fillimisht  kishte kanosur verbalisht viktimën tjetër. Kanosja kishte ndodhur si pasoj e një mosmarrëveshje në trafik. Më pas i dyshuari me veturën e tij kishte goditur veturën e viktimës për qka është hapur rast aksident trafiku. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT