Drenica Press
Informohu shpejtë, drejtë dhe saktë

Edhe Komuna e Skenderajt, ka hyrë në zonë të kuqe, si rezultat i shtimit të rasteve të infektimit me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari Bekim Jashari, ku ka njoftuar se nga ora 19:00 e deri në orën 05:00 qytetarë nuk kanë të drejtë të lëvizin.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të komunës sonë,

Ju njoftoj që me vendim të Ministrit të Shëndetësisë, Komuna jonë nga sot kalon në zonën e kuqe të rrezikut, që nënkupton se nga ora 19:00 e deri në ora 05:00 ndalohet levizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore.

Ky vendim është marrë pas rritjes së numrit të rasteve të infektuar me COVID-19, në komunën tonë, andaj kërkoj nga ju që për të mirën e shëndetit tonë të respektojmë këtë vendim.