Skenderaj, hapet ekspozita “Skenderaj krenaria ime” (FOTO)

Sefer Aliqkaj një fotograf i ri, por me një të ardhme të ndritur dhe me shumë përspektivë po sjellë bukuritë e Skenderajt përmes fotografive. Ai ka hapur ekspozitën e tij “Skenderaj krenaria ime”. Kjo ekspozitë është përkrahur gjithashtu nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport në Skenderaj. Ekspozita e autorit Sefer Aliqkaj përfshinë 85 fotografi të bëra nga Seferi në përiudhë dy vjeçare.

Ekspozita “Skenderaj krenaria ime” u hap për nder të Ditës së Çlirimit të Skenderajt dhe është e hapur nga data 15 qershor deri më 18 qershor. Në hapjen e ekspozitës “Skenderaj krenaria ime” ishin prezent deputet të Parlamentit të Kosovës, zyrtar të lartë të Komunës së Skenderaj dhe persona të tjerë të fushës së artit. Me këtë rast deputetja e Kuvendit të Kosovës Ganimete Musiu, tha; “Skenderaj sot si asnjëherë më parë paraqitet dinjitetshëm përmes fotografive të Seferit. Ajo përgëzoj për punën autorin e ri dhe e inkurajoj për suksese të mëtutjeshme”./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT