Skenderaj, grabitje me armë

Një rast me elemente të veprës penale ‘grabitje me armë’ është raportuar në stacionin policor në Skenderaj në mesnatë rreth orës 00:30 të datës 27 prill 2015.
Sipas viktimës mashkull shqiptar 38 vjeçar, i cili ushtron veprimtari taksi derisa ishte duke udhëtuar në drejtim të fshatit Polac, në rrugë ishin paraqitur dy persona, fillimisht në cilësi të udhëtarëve të cilët kishin kërkuar nga viktima që në marrëveshje t’i dërgojë në Vushtrri, gjë që viktima kishte pranuar, ku me të kaluar fshatin Polac dy personat e dyshuar kanë urdhëruar viktimën të ndalojë veturën, ku nën kërcënimin e armës ia kishin marrë një shumë parash prej 65 euro dhe dy të dyshuarit ishin larguar në drejtim të një fshati tjetër të asaj zone.
Mbi bazën e informacioneve fillestare njësitë policore menjëherë janë vënë në kërkim të personave të dyshuar, si dhe të mbledhjes së çdo informacioni në lidhshmëri me rastin e ‘grabitjes’.
Është siguruar deklarata e viktimës për rrethanat e rastit si dhe përshkrimin e personave të dyshuar, për aç sa viktima ka mundur të paraqesë.
Policia me autorizim të prokurorit ka nisur hetimet drejt zbardhjes së rastit të veprës penale ‘grabitje me armë’.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT