Skenderaj, gjinden afërsisht 200 mjete të pashpërthyera në rrugën e Klinës (FOTO)

Sipas burimeve të portalit Drenica Press janë gjendur afërsisht 200 mjete  të pashpërthyera të tipit M1 të vitit 1914 në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt. Këto mjete mendohet se i takojnë Luftës së Dytë Botërore.

Portali Drenica Press ka kontaktuar Stacionin e Policor në Skenderaj, por ata nuk dhanë ndonjë informatë shtesë për këtë çështje. Ndërkohë në vend të ngjarjes janë ekipet e deminimit të FSK-së dhe të Policisë së Kosovës. Këto mjete u gjenden gjatë gërmimeve që po bëhën për tu ndërtuar rruga e re magjistrale Skenderaj-Komoran.

Këto foto janë bërë nga vendi i ngjarjes. Ndërkaq raporti policor para dy dite bënë të ditur se “njësiti për deminim i FSK-së me kërkesë të një firme, e cila është duke kryer punimet e rrugës Klinë-Skenderaj, ka bërë gërmimet me ç’rast ka gjetur dhe konfiskuar 14 mjete të dyshuara të llojit M1 të vitit 1914.

Nuk raportohet për ndonjë incident”. Por sot janë gjetur edhe mjete të tjera të pashpërthyera./drenicapress/ 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT