Skenderaj, filluan riparimet e dëmëve që shkaktuan vërshimet në lumin Klina (FOTO)

Kanë filluar riparimet në lumin Klina pasi me datat 6 dhe 7 shkurt të vitit 2015 vërshimet që ndodhën në Skenderaj kishin shkakatuar dëme të konsiderueshme në lumin Klina më saktësisht në pjesën e qytetit tek ura në rrugën “Ilaz Kodra”.
Nga komisioni për vlerësimin e dëmëve të shkakatuara nga vërshimet ishte thënë për Drenica Press se shuma e dëmëve në total kishte arritur në 60 mijë e 481 euro.
Zëdhënësi  komunes së Skenderajt z. Hajriz Koci pati bërë të ditur për dëmet që janë shkaktuara nga vërshimet.
Dëmet nga vërshimet që kanë ndodhur në fillim të shkurtit janë si vijon:
 1. Dëmet ne pasurine  private, ku përfshihen objektet e banimit, objektet tjera përcjellëse dhe tokat bujqësore, kapin vlerën 30 681 euro.
 2.Dëmet në pasurinë publike, ku përfshihen rrugët, urat dhe shtrati i lumit janë 29 800 euro.
Në total dëmet e regjistruara janë 60 481 euro. Raporti për dëmet tashme është dërguar edhe në institucionet qendrore.
Kështu në kuadër të këtij vlerësimi për dëmet janë ndarë edhe mjetet për tu riparauar dëmet në lumin Klina./drenicapress/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT