Skenderaj, fillon vendosja e tabelave me emërtime të rrugëve

Ka filluar vendosja e tabelave në qytetin e Skenderajt me emërtimet e reja të rrugëve. Tabelat e para u vendosën në sheshin e Skenderajt dhe në qendër të qytetit ndërkaq ditëve në vazhdim prtet që tabelat të vendosen edhe në të gjitha fshatrat e Komunës së Skenderajt.  Ditë më parë ishin shufrat mbajtëse të tabelave nëpër qytet dhe në fshatrat e Komunës së Skenderajt, ndërkaq sot ka filluar edhe vendosja e tabelave me emërtime të rrugëve. Kujtojmë që shumica e rrugëve do të kenë emërtime të reja pasi që për këto emërtime komuna kishte mbajtur disa mbledhje nëpër qytet e fshatra lidhur me emërtimet e rrugëve në të gjtha fshatrat e Komunës së Skenderajt./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT