Skenderaj, fillon takimi para nënshkrimit të marrëveshjes për fabrikën e Pangjarë Sheqerit

Para pak çasteve ka filluar takimi në mes të përfaqësuesve të komunës së Skenderajt si dhe kompanisë DARKSTAR, të përfaqësuar nga Wiliam Tebbit dhe Chris Gilbert.

Pjesë e këtij takimi është edhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë z. Ruairi O’Connell në cilësinë e mysafirit dhe promovuesit të investimeve britanike në Skenderaj.

Në këtë takim prite të nënshkruhet marrëveshjen për Ndërtimin e Fabrikës së Përpunimit të Pangjarë Sheqerit.

Këtë ngjarje të madhe për Skenderajn dhe banorët e Drenicës në përgjithësi është duke e përcjell gazetari i Drenica Press. Nga fotot më poshtë mund të shihen përfaqësuesit e kompanisë si bashku me stafin diplomatik të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa në anën tjetër përfaqësuesit e Komunës së Skenderajt të kryesuar nga nënkryetari, Fadil Nura.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga përfaqësuesit e Kompanisë DARSTAR, si dhe nënkryetarit të Skenderajt, Fadil Nura. /drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT