Skenderaj, fillon projekti i asfaltimit për rrugët e fshatit Abri

    Ka filluar projekti për asfaltimin e rrugëve të fshatit Abri. Nga ky projekt i asfaltimit do të përfitojnë këto lagje të fshatit Abri: lagjja Smakiqi ,lagjja Kuliqi dhe Lagja Gashi.

    Në fillimin e këtij projekti i pranishëm ishte edhe Nënkrytari i Komunës së Skenderajt z. Fadil Nura dhe drejtori për urbanizëm z Hasan Shala.

    Më këtë rast z. Nura për portalin Drenica Press u shpreh i kënaqur me fillimin e këtij projekti, ku tha se me këto investime të bëra në rregullimin e problemeve rrugore, qytetarët e këtij vendi e kanë më të lehtë jetesën në këtë vend. Tutje z. Nura tha se Komuna e Skenderajt është shumë e interesuar t’ju dal në ndihmë qytetarëve të saj përmes investimeve infrastrukturore, si të asfaltimit të rrugëve, kanalizimit e shumë projekteve tjera në dobi të qytetarëve të Komunës së Skenderajt./drenicapress/