Skenderaj, fillon asfaltimi për lagjet e fshatit Polac

    Ka filluar vala e projekteve infrastrukturore për komunën e Skenderajt. Në kuadër të projekteve infrastrukturore ka përfituar edhe fshati Polac, ku ka filluar ndërtimi i rrugës që përfshin lagjet Koci, Aliuka, Gucati dhe Hoti me gjatësi mbi 4.5 km. Ndërtimi i kësaj rruge financohet nga Komuna e Skenderajt dhe ka filluar në kohën kur në Polac ka përfunduar rrjeti i ujësjellësit dhe projekti i kanalizimit është në realizim e sipër. Zëdhënësi i Komunës së Skenderajt z. Hajriz Koci për Drenica Press tha se Komuna e Skenderajt po vazhdon fuqishëm të realizojë projekte të rëndësishme në interes të qytetarëve të saj dhe këto janë disa nga projektet që vetëm sa kanë filluar, ndërkaq ditëve të tjera do të fillojmë edhe projekte të tjera.
    Në fillimin e punineve në rrugën e fshatit Polac i pranishëm ka qenë edhe Nënkryetari i Skenderajt Fadil Nura, i cili u shpreh shumë i kënaqur me fillimin e punimeve në këtë rrugë./drenicapress/