Skenderaj, fillon asfaltimi për lagjen Vojvoda të fshatit Llaushë

Lagjja Vojvoda nga fshati Llaushë tanime problemin e rrugës me gropa e ka lënë në kohë të shkuar, pasi sot ka filluar asfaltimi i rrugës së kësaj lagjeje. Punimet në zgjerimin e trasesë kishin filluar më herët dhe projekti po shkon drejt finalizimit të tërësishëm.

Zëdhënësi i komunës së Skenderajt z. Hajriz Koci për Drenica Press tha se përveç asfaltimit të rrugës së kësaj lagjeje, pritet që shumë lagje të tjera nëpër fshatrat e komunës së Skenderajt këtë vit të bëhen me asfalt./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT