Skenderaj, fermerit nga fshati Plluzhinë ujku ia mbytë katër dele (FOTO)

Fermerit Surjahë Hajdarit nga fshati Plluzhinë të komunës së Skenderajt ia ka mbytur ujku katër dele siç mund të shihet edhe në foto.

Sipas burimeve të portalit Drenica Press bëhet e ditur se sulmi i ujkut në kopenë e deleve ka ndodhur gjatë ditës në malet e fshatit Plluzhinë. Kur papritur ujku ka sulmuar kopenë dhe brenda një kohe të shkurtër në prani të fermerit i ka mbytur katër dele.

Në ato momente fermeri që ishte duke ruajtur kopenë e deleve që ka mbi 250 krerë dele, është dashur të përballet me ujkun në mënyrë që t’i shpëtoj delet tjera nga sulmi i ujkut. Sipas këtij fërmeri numri i ujqërve në këto male është shtuar dukshëm, ku madje ka ndodhur që para disa netësh ujku ka ardhur edhe tek ferma e tij që gjindet tek shtëpia e tij për të hyrë brenda fermës, gjë që e cila nuk ka ndodhur kurrë më parë që ujku të merr guximin të hyj ne mesin e shtëpive të banuara./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT