Skenderaj, familja Ahmeti nga Vajniku hynë në shtëpi të re, bashkëatdhetari zemërgjerë Selman Xhemajli, ndërtoj shtëpinë (FOTO)

Bashkëatdhetari Selman Xhemajli nga Çirezi e bënë me shtëpi të re Familjen Ahmeti nga Vajniku Sot në fshatin Vajnikë është përuruar shtëpia e familjes skamnore dhe me probleme shëndetësore të Mendim Ahmetit. Në këtë përurim morën pjesë Nënkryetari I Komunës së Skenderajt Fadil Nura, Kryesuesi I Kuvendit Ismet Salihu si dhe udhëheqës të tjerë komunalë. Po ashtu të pranishëm ishin edhe Deputetja Blerta Deliu dhe ish-zëvendës Ministri i Drejtësisë, Abdyl Ymeri. Më këtë rast Nënkryetari Nura u shpreh shumë i lumtur me sigurimin e kulmit mbi kokë për Familjen Ahmeti si dhe falenderoi në emër të Komunës së Skenderajt bashkëatdhetarin Selman Xhemajli për ndërtimin e kësaj shtëpie. Ndërsa z. Selman Xhemajli u shpreh i lumtur për përfundimin e shtëpisë së familjes Ahmeti. Pronari i shtëpisë së re Mendimi, me këtë rast shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e dhënë në sigurimin e kulmit mbi kokë për familjen e tij, transmeton Drenica Press.

Familja Ahmeti nga Vajniku për shkak të varfërisë dhe sëmundjeve ka jetuar në kushte shumë të vështira të banimit. Mungesa e shtëpisë ka qenë problemi më i madh i kësaj familjeje, i cili është zgjidhur falë vullnetit dhe humanitetit të treguar nga Selman Xhemajli.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT