Skenderaj, Fadil Nura uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor  në emër të komunës së Skenderajt, Nënkryetari Fadil Nura ka dërguar një masazh urimi për të gjithë nxënësit që sot u janë kthyer bankave shkollore pas pushimit veror. Ndër të tjera në urimin e tij thuhet:
”Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës ju uroj në emër të komunës së Skenderajt dhe Kryetarit Sami Lushtaku për fillimin e vitit të ri shkollor, duke ju dëshiruar rrugëtim të mbarë në rrugën e dijes. Beteja për nxënje të dijes lë të jetë motiv juaj kryesor në këtë vit shkollor, lë të jetë forca shtytëse drejt avancimit tuaj personal dhe shoqëror, si në aspektin e edukimt ashtu edhe në atë të arrtijeve shkencore. Uroj që mësidhënësit e nderuar edhe këtë vit të shkrijnë dijen e tyre të çmueshme në shërbim të fëmijëve tanë, që janë e ardhmja jonë e përbashkët.
Është kënaqësi e veçantë të shohësh voglushë me qanta në duar dhe të buzëqeshur tek vrapojnë me eufori drejt dyerve të shollës për të hapur një kapitull të ri në jetën e tyre.
Arsimi në komunën e Skenderajt edhe këtë vit është përmirësuar ndjeshëm. Sot fëmijët tanë u gëzohen shkollave të reja dhe moderne, u gëzohen edhe mësidhënësve të rinj. Mësimdhënësit sot punojnë në kushte shumë komode, me paisje moderne dhe trajtohen në mënyrë të dinjitetshme nga shteti. Të gjitha këto arritje dhe shumë të tjera, na bëjnë të shpresojmë se, beteja për dije e nisur sot do të përfundojë në qershorin e 2016-tës me fitoren e fëmijëve tanë.
Ju uroj shëndet dhe suksese në mësime!
Me respekt Fadil Nura! “

- Advertisement -

MË TË FUNDIT