Skenderaj, Fadil Nura në Ditën e Çlirimit nderon familjen Asllani nga Makërmali

    Nënkryetari i Komunës së Skenderajt z. Fadil Nura ka ndëruar familjen Asllani nga fshati Makërmal i kësaj komune. Ky nderim për familjen Asllani u bë pikërisht me datën 18 Qershor që për komunën e Skenderajt është një datë historike pasi me këtë datë shënohet Dita e Çlirimit të Skenderajt. Mirënjohejen në emër të Kryetarit Sami Lushtaku e ndau Nënkryetari i komunës së Skenderajt  z.Fadil Nura.

    Familja Asllani u nderua për kontributin e dhënë ndaj çështjes atdhetare, ku tre brezave të kësaj familjeje kontribuan në shërbim të lirisë dhe të Pavarësisë së Kosovës. Në emër të Familjes Asllani, Mirënjohjen e pranoi Brahim Asllani./drenicapress/