Skenderaj, eshtrat Isa Boletinit kalojnë pranë varrit të Adem Jasharit (FOTO)

Eshtrat e heroit Isa Boletinit kanë kaluar pranë varrit të Komandatit legjendar Adem Jashari në Prekaz. Arkivoli i tij u soll në përcjelljen e zyrtarëve më të lartë të komunës së Skenderajt dhe shumë qytetarëve të kësaj komune.  Me rastin e rivarrimit të Isa Boletinit po bëhen nderime të mëdha në tërë Kosovën në shenjë respekti dhe nderimi për vepren heroike të Isa Boletinit. Edhe Komuna e Skenderajt ka bërë një organizim për të nderuar veprimtarinë atdhetare të heroit kombëtar Isa Boletinit. Komuna e Skenderajt ka bërë në agjendë që arkivoli i Isa Boletinit të kaloj pranë Kompleksit Memorial Adem Jashari në Prekaz. Arkivoli i Isa Boltetinit pushoj për pak minuta në Kompleksin Memorial të Prekazit. /drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT