Në Skenderaj dje ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë dy vetura, bën të ditur Policia e Kosovës.
“I dyshuari mashkull (shqiptar) derisa ishte duke drejtuar veturën nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën, të cilën e drejtonte viktima mashkull (shqiptar)”, thotë PK-ja.
Si pasojë e aksidentin lëndime ka pësuar i dyshuari dhe një pasagjerë në veturën e tij, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
- Advertisement -