Skenderaj, drejtori i DKA-së Jashar Lushtaku takon dy nxënësit më të mirë në Komunën e Skenderajt

Sot në ambientet e Komunës së Skenderajt Drejtori i DKA në Skenderaj, z. Jashar Lushtaku ka pritur  dy nxënësit më të dalluar të Komunës së Skenderajt, të cilët në garat e ndryshme kanë treguar suksese në nivel komune, regjioni dhe shteti.
Dy nxënësit, Donjeta Vojvoda dhe Taulant Shala kanë treguar rezultate shumë të mira në garat e mbajtura deri më tani, në garat e Intelegjencës “Eureka” dhe në Projektin ATOM, në garat e matematikës dhe të Gjuhës Angleze.
Drejtori i Arsimit, z. Jashar Lushtaku së bashku stafin i inkurajoj nxënësit që të vazhdojnë edhe më tutje me këtë ritëm dhe të tregojnë rezultate të mira edhe në të ardhmen. Ne mburremi me nxënës të tillë, të talentuar , të sjellshëm që do t’i shërbejnë familjes, shkollës dhe shoqërisë.
Me këtë rast, nxënësit i informuam se DKA së shpejti do të realizojë një takim promovues me rezultate të garave të ndryshme në nivel komune , rajoni dhe shteti. Pjesëmarrës në këtë aktivitet do të jenë nxënësit më të dalluar, familjarët e tyre, mësimdhënësit, përfaqësues nga komuna dhe nga instucione të ndryshme.
Nxënësit më të dalluar bashkë me mësimdhënësit e tyre do të shpërblehen dhe stimulohen me dhurata të ndryshme dhe mirënjohje. Më vonë, në mbarim të vitit shkollor, DKA ka planifikuar një shëtitje njëditore për këta nxënës dhe mësimdhënësit e tyre nëpër Kosovë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT