Skenderaj, drejori i arsimit Bekim Latifi viziton shkollat fillore e të mesme në komunën e Skenderajt (FOTO)

Pa marrjes së postit të drejtorit të Drejtorisë së Arsmiti në komunën e Skenderajt, Bekim Latifi ka vizituar shkollat fillore e te mesme në komunën e Skenderajt, transmeton Drenica Press.

Bekim Latifi gjatë kësaj jave ka bërë një vizitë në të gjitha shkollat e kësaj komune. Drejtori Latifi tha se qëllimi i kësaj vizite është që të falenderoj të gjithë mësimdhënësit dhe stafin udhëheqës të këtyre shkollave për punën e palodhshme dhe angazhimin e tyre në ngritjen e cilësisë, që shkollat e komunës së Skenderajt të jenë nder më të mirat në nivel vendi.

Njëherit, ai theksoi se është i gatshëm që t’i mbështesë dhe përkrahë në çdo aspekt mësimdhënësit, në mënyrë që bashkarisht të ngritet edhe me tutje cilësia në arsim.

Ai ju drejtua mësimdhënësve se do të jem në shërbimin tuaj dhe nuk duhet të më shikoni ndryshe nga ju, dhe se vetëm me punë,  angazhim dhe respektim të orarit mund të arrijmë suksese në realizimin e detyrave edukativo – arsimore.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT