Epidemia e Tularemisë tashmë ka prekur shumë nxënës të komunës së Skenderajt, sipas burimeve të siguruara portali ynë Drenca Press tashmë janë lajmëruar disa raste të nxënësve të prekur me këtë epidemi. Vetëm gjatë ditës së djeshme merret vesh se dy nxënës të shkollës fillore në Likoc janë prekur me epideminë e tularemisë dhe një rast në shkollën fillore Shaban Jashari në Skenderaj. Kujtojmë se Komuna e Skenderajt është ndër komunat më të prekura nga epidemia e tularemisë në Kosovë. Pas Skenderajt qëndron Vushtrria dhe Obiliqi si komunat më të prekura nga kjo epidemi./drenicapress/
- Advertisement -