Skenderaj, Bekim Latifi bëhet drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Skenderaj (FOTO)

Ish drejtori i shkollës së mesme teknike “Anton Çetta” në Skenderaj sot është bërë drejtor i Drejtorisë së Arsimit në komunën e Skenderajt. Bekim Latifi trashëgoi këtë post pas dorzimit të mandatit të drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Skenderaj Jashar Lushtakut, transmeton Drenica Press.

Bekim Latifi konsiderohet si njeriu më meritor për kthesen e madhe që bëri në shkollen e mesme teknike “Anton Çetta” në Skenderaj. Pikërisht me marrjen e mandatiti të drejtorit në këtë shkollë Latifi kishte ndërmarrë një sërë masash në aspektin e disiplinës dhe punës efektive, me çka nga shumë mësimdhënës e nxënës ka marrë lavdata për punën e tij. Ndërsa Jashar Lushtaku drejtor i deritashëm i DKA-së në Skenderaj ka dorëzuar këtë post me dëshirën e tij, pasi nuk ka shprehur interesim të vazhdoj të mbetet edhe më tej në këtë post./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT