Skenderaj, bëhen të ditura datat për regjistrim të nxënësve në shkolla të mesme

Zyrtari në Drejtorinë e Arsimit në Skenderaj Kastriot Duraku, për portalin Drenica Press ka bërë të ditur se të gjithë nxënësit e shkollave fillore që kanë të  përfunduar klasën e nëntë dhe duan të regjistrohen në shkollat e mesme, afati për konkurim është në datat 22, 23, 24 qershor.

Dokumentet e nevojshme për konkurim janë: Fletparaqitja që duhet të merrni në shkollat që do të konkuroni.

Deftesën e shkollës fillore që dëshmon se ju e keni mbaruar klasën e nëntë.

Çertifikata e lindjes. Me këto dokumente mund të konkuroni në drejtimet që ju dëshironi./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT