Skenderaj, bashkëatdhetari nga Çirezi ndërton një shtëpi për familjen Ahmeti nga Vajniku

Si zakonisht bashkëatdhetarët tanë çdo herë në momentet më të vështira gjinden pranë rasteve, ku vërtetë ka nevoj për ndihmën e tyre. Këtë rast Selman Xhemajli nga Çirezi i Skenderajt që jeton dhe punon në Suedi ka nëdrtuar një shtëpi për familjen Ahmeti nga fshati Vajnikë të Komunës së Skenderajt. Kjo familje gjendet në kushte të vështira ekonomike, por dita e enjtë e kësaj jave për këtë familje do të jetë një ditë e veçantë, pasi pikërisht këtë ditë familja Ahmeti do të gëzoj shtëpinë e re, ku dhe do të dorëzohen çelësat e shtëpisë së re, transmeton Drenica Press.

Kjo familje 4 anëtarëshe deri më tani ka jetuar në kushte shumë të vështira në një barakë të improvizuar. Ndërtimin e shtëpisë për këtë familje skamnore dhe me probleme shëndetësore e ka bërë bashkëatdhetari Selman Xhemajli nga Çirezi i Skenderajt që jeton dhe punon në Suedi./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT