Disa banorë të fshatit Rezallë të Skenderajt janë ankuar për rrjetin elektrik, ku që një kohë të gjatë ai po përbën rrezik për jetë, shkruan Drenica Press.

Banorë të lagjes Ahmetaj nga Rezalla për portalin Drenica Press thanë se shtyllat e drunjta të rrjetit elektrik janë kalbur dhe ato po mbahen me disa përforcime që janë bërë nga vetë banorët e lagje.

Poashtu edhe trafoja elektrike ka një kohë që ka mbetur e hapur dhe ajo mund të jetë vdekjeprurëse për ndonjë fëmijë.

Këta banorë kërkojnë sa më shpejtë që KEDS të reagoj dhe sa më parë të rregulloj këtë shqetësim të banorëve. Sepse çdo ditë me dhjetëra nxënës e fëmijë kalojnë pranë këtij rreziku./DRENICA PRESS/