Skenderaj, arrestohen dy persona për vjedhje dhe pengim të zyrtarëve Policor

Bëhet e ditur se në ditën e djeshme janë arrestuar dy persona, shqiptarë nga Skenderaj pasi të njëjtit janë zënë duke transportuar drunj, në mënyrë ilegale, pa dokumentacionin përcjellës.

Sipas Policisë së Kosovës, njëri nga të dyshuarit ka penguar zyrtarët policorë që të kryejnë detyrën, ku edhe  është dërguar në mbajtje, ndërsa personi tjetër është liruar me procedurë të rregullt.

Me urdhër të prokurorit, masa drurore si dhe automjeti transportues janë konfiskuar. /drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT