Skenderaj, arrestime për përdorim të substancave narkotike

Të premten janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femer në rrugën Gjon Buzuku në Skenderaj rreth orës 12:45, raporton Policia e Kosovës përcjell Drenica Press.

Arrestimet janë bërë pasi që të arrestuarit janë vërejtur duke përdorur substanca narkotike.

Gjate kontrollit ne çantën e njërit prej te dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar 0.63 gr substancën narkotike. Me urdhër te prokurorit pas intervistimit te dyshuarit lirohen ne procedure te rregullt.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT