Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural – Komuna Skenderaj, në bashkëpunim me Organizatën Islamic Relief (IRK) hapin thirrjen e aplikimit për grante të vogla bujqësore dhe më bagëti, për mbështetjen e qëndrueshme të jetesës së familjeve me jetim dhe në nevojë.

– Në kuadër të kësaj thirrje, familjet me jetim dhe në nevojë mund të aplikojnë për këto grante:

• 25 familje, me mëshqerra barrëse;
• 36 familje, me nga 19 pula 1 gjel dhe kotec;
• 5 familje me nga 1 serrë 100m2 me sistem pikë-pikë;

Afati i i aplikimit është nga data 05.06.2020 deri me 16.06.2020 në ora 16:00.