Skenderaj, aksioni ka vazhduar edhe gjatë natës (FOTO)

Aksioni për largimin e mbeturinave dhe pastrimin e qytetit me moton “PËR SKENDERAJN TONË TË PASTËR”, ka vazhduar edhe gjatë natës duke u bërë pastrimi me ujë i sheshit dhe rrugëve të qytetit të Skenderajt.

Kurse gjatë ditës për nderë të ditës së tokës 22-prilli, në një aksionin vullnetar- madhështorë për pastrimin e ambientit, largimin e të gjitha mbeturinave përgjatë rrugëve kryesore dhe lokale, shesheve dhe hapësirave publike në të gjithë territorin e Komunës së Skenderajt.

Morën pjesë Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, kryesuesen e kuvendit komunal, Fatbardha Haliti, Drejtorët e Drejtorive si dhe gjithë punonjësit komunalë, asamblistë, po ashtu as kësaj radhe nuk mungoi deputeti i Republikës së Kosovës, Bekim Haxhiu, e pranishëm ishte edhe deputetja, Blerta Deliu-Kodra, këtij aksioni vullnetarë, iu bashkuan edhe nxënës, punëtorë, sportistë, artistë, pjesëtarë të policisë, punëtorë shëndetësorë, zjarrfiksat, Shoqëri civile, kompani private, kompania e pastrimit “Uniteti” si dhe shumë qytetarë.

Kryetari Jashari, për këtë aksion villnetarë dhe madhështorë, theksoi “Një ambient i pastër për qytetarët tanë është i një rëndësie të veqantë prandaj sot, kur po shënojmë edhe ditën e tokës kemi filluar me një aksion vullnetarë për pastrimin e ambientit dhe largimin e mbeturinave, besoj se kemi bërë një punë të mirë, të dobishme, dhe do të vazhdojmë të punojmë për një qytet të pastërt”.

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT