I sapoemëruari zëvendës kryeministri dhe ministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal Goran Rakiç, është takuar me udhëheqësit e njësive dhe departamenteve në Ministrinë e Pushtetit Lokal.

Por ajo që bie në sy siç edhe shihet në foto  nuk ka asnjë simbol të Republikës së Kosovës.

Në takim është biseduar për planin dhe aktivitetet e ministrisë për periudhën e ardhshme.

Ministri Goran Rakiç shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim të ngushtë me të gjithë punonjësit në Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për funksionimin sa më efikas dhe më të mirë të ministrisë.