Skandaloze: Grupi “Drenica 2” u la pa transport e pa polici midis Veriut (Video)

Të akuzuar për krime kundër serbëve, të përfshirët në rastin e quajtur Drenica 2, janë detyruar që këmbë të shkojnë dhe të kthehen nga cdo seancë gjyqesore që u zhvillua në Mitrovicën e veriut, e banuar pothujase tërësisht nga minoriteti serb.

Nexhat Demaku i dënuar pikërisht nga kjo Gjykatë me 3 vjet burgim ka hedhur kritika ndaj organeve të drejtësisë së vendit.

Ai pohon se shpesh pas përfundimit të seancave gjyqësore në veri, ish ushtarët e UCK-së, u lanë pa transport e mbrojtje policore para dyerve të Gjykatës.